image Copenhagen dhe Shakhtari kalojnë në çerekfinale të Evropa Ligës

Futboll

Copenhagen dhe Shakhtari kalojnë në çerekfinale të Evropa Ligës

news image

Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk kanë kaluar në raundin tjetër në Ligën e Evropës.

Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në ndeshjet e kthimit të garës evropiane, që sonte shënonte rikthimin pas pezullimit të detyrueshëm shkaku i COVID-19.

Copenhagen ka mposhtur 3:0 Basaksehir, duke përmbysur rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë.

Me rezultat të njëjtë ka mposhtur Shakhtari gjermanët e Wolfsburg, që në këtë ndeshje hynë me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë.

Kujtojmë se të dy ndeshjet janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.