image Conte i përgjigjet zërave për një rikthim të mundshëm në krye të Juventusit

Futboll

Conte i përgjigjet zërave për një rikthim të mundshëm në krye të Juventusit

news image

Antonio Contes nuk i bënë përshtypje zërat për një rikthim i mundshëm në Juventus, duke nënvizuar lumturinë e tij në Tottenham.

Presioni ka filluar të rritet mbi Massimiliano Allegri në Torino pas fillimit tepër të dobët të sezonit të Biankonerëve, me shumë tifozë që shpresojnë të shohin trajnerin të zëvendësohet në muajt e ardhshëm.

Juventusi ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e tyre fillestare në Serie A dhe ka humbur të dyja nga dy ndeshjet e para të grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e vendosur skuadrën në një pikë të vështirë përpara pushimit të Kupës së Botës.

Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Conte reagoi ndaj thashethemeve se ai mund të rikthehet në Juventus brenda vitit të ardhshëm.

“Kjo është e pabesueshme. Në këtë periudhë mendoj se kjo është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe për mua që punoj në Tottenham. Sapo e kemi nisur sezonin. Shumë herë kam folur për këtë temë dhe gjithmonë kam thënë se jam i lumtur dhe po e shijoj kohën time me Tottenhamin.

Ne kemi të gjithë sezonin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin dhe për mua dhe sigurisht që po e shijoj kohën time në Tottenham. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me pronarin dhe Paraticin.

Nuk shoh asnjë problem për momentin në të ardhmen. Ne të dy nënshkruam kontratën. Nuk dua të dëgjoj dikë që flet për këtë.”

Italiani kaloi 13 vjet të karrierës së tij si lojtar me Zonjën e Vjetër dhe fitoi tre Scudetti gjatë kohës së tij në krye.

/GazetaSinjali/