image Connolly: Çështjet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës janë duke penguar rajonin që të integrohet

Politikë

Connolly: Çështjet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës janë duke penguar rajonin që të integrohet

news image

Gerald E.Connolly, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se mosmarrëveshjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë janë duke penguar rajonin që të integrohet.

Kështu deklaroj Connolly gjatë Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, ku edhe vlerësoi se duhet ende përkushtim drejt integrimit euroatlantik.

Çështjet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës e pengojnë rajonin që të shkojë drejt integrimit. Shtetet demokratike duhet të vazhdojnë me punën për stabilizim në rajon. Për Ballkanin Perëndimor rruga e demokracisë është sikurse ajo drejt integrimit euroatlantik qe kërkon përkushtim”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/