image Çmimi i benzinës bie, sa do të jenë çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme

Financa

Çmimi i benzinës bie, sa do të jenë çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë.

Nafta do të ketë çmimin e njëjtë për 1.78 euro për litër, derisa benzina 1.73 euro për litër, një centë më lirë se në ditën paraprake.

Gazi në këtë periudhë do të ketë çmimin 0.78 centë për litër.

/GazetaSinjali/