image Çmimet e gazit natyror në Evropë, afërsisht shtatë herë më të larta se çmimet në SHBA

Botë

Çmimet e gazit natyror në Evropë, afërsisht shtatë herë më të larta se çmimet në SHBA

news image

Ndërsa çmimet e gazit natyror në SHBA rriten në nivelin më të lartë të 14 viteve të fundit, kriza e gazit natyror në Evropë po nxitet nga varësia e Kontinentit të Vjetër në energjinë ruse.

Moska nga ana e saj ka ulur sasinë e furnizimit me gaz natyror në Evropë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Perëndimit. Bashkimi Evropian është detyruar të hartojë plane për racionimin e gazit natyror, një hap drastik që pritet të dëmtojë familjet dhe bizneset.

Çmimet e gazit natyror janë rritur aq shumë në Evropë, saqë ekonomia e kontinentit rrezikon të futet në recesion.

Kujtojmë se çmimet e gazit natyror në Evropë po tregtohen në nivele të barazvlefshme me rreth 70 dollarë për milionë BTU, sipas Andy Lipow, president i Lipoë Oil Associates. Pra, shtatë herë më e lartë se çmimet në Shtetet e Bashkuara.

Por ky është pak ngushëllim për amerikanët që përballen me çmimet e larta në dyqane ushqimore, dyqane veshjesh dhe restorante, raporton CNN.

/GazetaSinjali/