image Çmim rekord: Shkon në 1.91 euro litri i derivateve në Kosovë - Sinjali

Çmim rekord: Shkon në 1.91 euro litri i derivateve në Kosovë

news image

Çmimet e derivateve të naftës në vendin tonë pësojnë rritje nga dita në ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se sot janë shënuar shifra rekorde, ku një litër naftë po paguhet 1.91 dhe 1.92 euro.

Në fillimin e agresionit rus në Ukrainë, çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar rritje pothuajse të papërballueshme.

Sipas kryetarit të naftëtarëve, nuk pritet stabilizim i tregut deri në përfundim të luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin