image ‘Çmenduria’ në rrugët e Kosovës/ Qytetari ia 'hedhë' valles mbi veturë

Sinjalizime

‘Çmenduria’ në rrugët e Kosovës/ Qytetari ia ‘hedhë’ valles mbi veturë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Gjilan rreth orës 15:00.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihet se si një person vallëzon mbi një automjet, përderisa shihet se përkrah tij qarkullojnë automjete tjera.

Një veprim i tillë pengon mbarëvajtjen e komunikacionit dhe njëkohësisht personi i cili vallëzon mbi automjet rrezikon jetën e tij.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. 

/Gazeta Sinjali/