image "Çmendet" Tyson Fury: Do t'i kisha rrahur edhe Mike Tyson edhe Muhammad Ali

Sporte Luftarake

“Çmendet” Tyson Fury: Do t’i kisha rrahur edhe Mike Tyson edhe Muhammad Ali

news image

Tyson Fury ka ardhur me një deklaratë befasuese.

Sipas tij, ai do t’i kishte rrahur të dy edhe Mike Tyson edhe Muhammad Ali kur ata ishin në formën e tyre më të mirë.

Kampioni aktual i WBC po kalon një kohë pozitiviteti, përkundër asaj që po ndodh në të gjithë botën në lidhje me koronavirusin, dhe ai tani po pret me padurim meçin e peshave të rënda ndaj Anthony Joshua.

“Unë jam luftëtari më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nuk ka ndonjë boksier në çdo periudhë në 1 mijë vitet e fundit që do të mund të më mposhte mua” – deklaroi boksieri britanik./Gazeta Sinjali/