image Çka thotë neni 7 i marrëveshjes, që do të nisë së “implementuari menjëherë” nga Kosova

Politikë

Çka thotë neni 7 i marrëveshjes, që do të nisë së “implementuari menjëherë” nga Kosova

news image

Në nenin 7 flitet për formalizimin e statustit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

“Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7.

E Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit në Ohër, ku ka bërë të ditur se ka dakordim sonte dhe se palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Kujtojmë se ky takim erdhi pas atij të 27 shkurtit në Bruksel, ku siç pati njoftuar Borrell, të dyja palët ishin dakorduar se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve.

/GazetaSinjali/