image Çka pas koronavirusit? Albin Kurti shpalos planin

Politikë/ Çka pas koronavirusit? Albin Kurti shpalos planin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur pjesë nga plani për ringjalljen e ekonomisë në vend pas përfundimit të koronavirusit.

Përmes një video, të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti tha se “Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përplikuar një plan emergjent të ndërhyrjeve për ndërmarrjet dhe amvisëritë më të goditura”.

Shtoi se po punohet edhe në një mbështetje fiskale, “menjëherë pas përfundimit të situatës në mënyrë që sa më shpejt të ringjallet ekonomia”.

Në këtë video ai bëri me dije se familjet që marrin ndihma sociale të martën do t’i marrin ndihmat.

“10 ditë para kohë dhe atë për dy muaj në vijim… Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë: