image Çka nëse edhe Rusia e Kina emërojnë emisarë për Ballkanin? Përgjigjet Kurti

Politikë

Çka nëse edhe Rusia e Kina emërojnë emisarë për Ballkanin? Përgjigjet Kurti

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar mundësinë që shtete si Rusia dhe Kina të dërgojnë emisarë për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç bëri së fundmi Britania e Madhe.

Kurti tha në një konferencë për media se Kosova ka nevojë për sa më shumë vëmendje nga fuqitë perëndimore.

“Ne kemi nevojë për sa më shumë vëmendje, për sa më shumë vëmendje të aleatëve dhe partnerëve tanë perëndimorë në rajonin tonë, meqenëse qartazi vëmendja, investimet dhe ndikimet te fqinji ynë verior i fuqive e superfuqive nga Lindja apo Veri-Lindja është rritur shumë në kohët e fundit”, tha Kurti.

Sipas tij, emisarët e mundshëm të Rusisë apo Kinës nuk do të kishin luajtur shumë rol në rajonin e Ballkanit.

“Unë nuk mendoj që emisarët e të tjerëve luajnë shumë rol, për shkak se ata tashmë kanë më shumë sesa emisarë te fqinji ynë verior, i cili dihet që në fund të muajit shtator, përveçse solli trupa ushtarakë në kufirin me Kosovën, e solli edhe ambasadorin rus në Beograd që të vijë t’i inspektojë ato, ndërkohë që aeroplani luftarak i prodhimit rus u ngrit në ajër”, deklaroi kryeministri./GazetaSinjali/