image Çka do të ndodhë sot, këto janë ngjarjet e 25 shtatorit

Kosovë

Çka do të ndodhë sot, këto janë ngjarjet e 25 shtatorit

news image

Ngjarjet e ditës së sotme:

Federata e Atletikës e Kosovës dhe Departamenti i Sporteve organizojnë maratonën “Prishtina 2022”. (Nisja nga Teatri Kombëtar Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet dita e dytë e Klinikës për Trajnerë të basketbollit, organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës. (Salla sportive “ISP MARIGONA” ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) shënon Ditën Botërore të Turizmit – vizitë në Brezovicë (11:00), Malet e Sharrit (11:45), Prizren (17:15).

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon testin kualifikues në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Kosovës. ( Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim Vushtrri, ora 12:00)

/GazetaSinjali/