image "Çka bon vetura zyrtare te banesa", qytetari ankohet për parkimin e veturës 3Z në Gjakovë - Sinjali

“Çka bon vetura zyrtare te banesa”, qytetari ankohet për parkimin e veturës 3Z në Gjakovë

news image

Një zyrtar publik ka zgjedhur që veturën e tij zyrtare ta parkojë para një banese dhe të dalë t’i kryej punët që ka, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar pamje nga Gjakova, ku shihet se vetura e ministrisë së Infrastrukturës, me targa 3Z – 216 -08 është e parkuar në parkingun e një banese.

Sinjalizuesi i mllefosur tha “çka bën kjo veturë zyrtare këtu, veç sa ia zë vendin dikujt.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin