image Çitaku: Kurti dëshiron ta bëjë të pajetueshme Kosovën për këdo që nuk pajtohet me të

Politikë

Çitaku: Kurti dëshiron ta bëjë të pajetueshme Kosovën për këdo që nuk pajtohet me të

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për mos-plotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti.

Çitaku përmes një posti mi në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë  mësueset dhe mësuesit tanë. Po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re””, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo është Republika e Tretë që e synon kryeministri Kurti, me sindikata të reja, media dhe biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij.

Çitaku përfundoi duke thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme.

/GazetaSinjali/