image Çitaku: Kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme

Politikë

Çitaku: Kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme

news image

Konfirmimi i aktakuzës së Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj tashmë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ngjallur reagime të shumta në publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e shumë figurave politike që reaguan lidhur me këto zhvillime është edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mbetet lëvizja më e suksesshme.

“Përsëri, kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, #KLA do të mbetet lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. #UÇK #Kosovo”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/