image Çitaku e PDK-së: Tjetër rekord i qeverisë Kurti - rritja e importit nga Serbia për rreth 30 për qind

Politikë

Çitaku e PDK-së: Tjetër rekord i qeverisë Kurti – rritja e importit nga Serbia për rreth 30 për qind

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe një “rekord” të qeverisë Kurti.

Çitaku ka thënë se importi nga Serbia është rritur për rreth 30 për qind, në vlerë 500 milionë euro.

Sipas këtyre shifrave të Çitakut, i bie që Serbia ka përjetuar rritje të madhe të eksportit drejt shtetit të Kosovës kohëve të fundit.

Vlen të theksohet që në shifrat e nënkryetares së PDK-së nuk sqarohet nëse rritja e importit nga Serbia në vlerë mund të jetë edhe si rezultat i rritjes së çmimeve.

/GazetaSinjali/