image ‘Cimerja’ njoftoi Policinë për 25-vjeçaren që dyshohet se kreu vetëvrasje, afër të ndjerës u gjetën armë e fishekë

Siguri

‘Cimerja’ njoftoi Policinë për 25-vjeçaren që dyshohet se kreu vetëvrasje, afër të ndjerës u gjetën armë e fishekë

news image

Eni Grezda, 25-vjeçare, humbi jetën tragjikisht dje në Prishtinë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri. Vajza me të cilën po ndante dhomën tash e një kohë, kishte njoftuar Policinë se e ndjera ndodhet e shtrirë dhe dyshohet se është në rrezik për jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e reja ka ndërruar jetë.

Për Sinjalin rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetimet mbi vdekjen, por Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanshime çojnë te vetëvrasja.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet që 25-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës së saj me një armë zjarri e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një revole e cila dyshohet se u përdor në rast, dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat u konfiskuan si prova për analizë që çojnë në zbardhjen e rrethanave se si ndodhi rasti.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar nëna e 25-vjeçares dhe njerku i saj, teksa nuk dihet ende motivi që shtyu Eni Grezdën të bëjë këtë veprim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/