image Çiljeta Xhilaga tregon sesi e ktheu nënën nga feja ortodokse në atë myslimane

Bota e Yjeve

Showbiz/ Çiljeta Xhilaga tregon sesi e ktheu nënën nga feja ortodokse në atë myslimane

news image

Këngëtarjae njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar në emisionin “E Diell”. Ajo është një nga personazhet e famshëm, që e ka agjëruar muajin e Ramazanit. Madje, pak ditë më parë, në Natën e Kadrit, ajo i bëri thirrje të rinjve që të luteshin tek Zoti.

Këngëtarja tregoi se gjatë agjërimit, gjatë ramazanit dhe kur falet është një paqe që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër.

Por mision për Çiljetën, ishte dhe të kthente mamanë, nga ortodokse në myslimane. Ajo rrëfen, se i ka kërkuar të ëmës të thotë shehadetin, (në Islam, nëse thua shehadetin, do të thotë që bëhesh mysliman) dhe ajo e ka thënë këtë gjë.

Po ashtu, këngëtarja zbuloi se së bashku me mamanë edhe është falur.

“I thashë mamit, thuaj shehadetin. E tha ajo. I thashë tani të bëra myslimane. E kam ulur dhe mamin në sexhde, është falur me mua”, tregon Çiljeta./Gazeta Sinjali/