Qentë nuk flasin, por kjo nuk do të thotë se nuk dinë të komunikojnë. Në fakt, ata kanë një gjuhë trupore dhe sjelljesh, përmes së cilave shprehin emocionet, nevojat dhe dashurinë e tyre ndaj pronarit.
Ja disa nga mënyrat më të zakonshme dhe shpesh të keqkuptuara përmes të cilave qeni juaj përpiqet t’ju “flasë” çdo ditë.
Të sjellë dhurata – Qoftë një atlete, një lodër ose ndonjë “gjetje” nga oborri, ky është një gjest dashurie dhe ndarjeje. Qeni juaj po përpiqet t’ju bëjë të lumtur, ashtu siç do bënte me anëtarët e tufës së tij.
Ulet në këmbët tuaja – Ky veprim mund të ketë dy kuptime: ose po shënon territorin e tij dhe dëshiron që të tjerët ta dinë që “jeni të tij”, ose ndjehet i pasigurt dhe kërkon afërsi.
Gërmimi i tokës apo divanit – Gërmimi është një shenjë mërzie apo energjie të pashfrytëzuar. Qeni juaj mund të ketë nevojë për më shumë stimulim mendor apo fizik.
Qëndron gjithmonë pranë jush – Qentë ndihen më të sigurt kur janë afër “familjes” së tyre. Kjo sjellje tregon besnikëri dhe nevojë për kontakt emocional.
Lëpirja – Nuk është thjesht një mënyrë për të “përkëdhelur”. Lëpirja është një shprehje nënshtrimi, dashurie dhe lehtësimi stresi. Me pak fjalë, ju jeni qendra e botës së tij.
Ngrënia e barit – Edhe pse mund të duket çuditshëm, kjo është shumë normale. Qeni mund të ndjejë nevojën për të plotësuar një mungesë ushqyese ose të ndihmojë tretjen e vet.
Animi i kokës – Kur qeni anon kokën, ai nuk po “përkëdhelet”, ai po përpiqet të kuptojë më mirë një tingull ose komandë. Ky është një moment përqendrimi dhe analize.
Pjesa e përparme e ulët, bishti tundet – Pozicion loje, është i lumtur dhe kërkon të luajë me ju.
Bisht i drejtë, veshë përpara – Ai është kurioz dhe në gjendje vigjilence diçka i ka tërhequr vëmendjen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!