image Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre

Sporte Luftarake

Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre

news image

Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe polemika rreth globit, kjo për shkak të dallimit të madh që kanë të dy boksierët si në moshë, karrierë dhe në sukses.

Tyson i cili njihet ndryshe si ‘Iron Mike’ do të bëjë rikthimin e tij në boks pas pothuajse 20 vitesh nga meçi i tij i fundit profesionist në vitin 2005.

Por Paul ka sugjeruar se ai do të fitojë 40 milionë euro nga lufta që është dyfish më shumë se sa do të fitojë Tyson (20 milionë euro) për pjesëmarrje. Sidoqoftë, të dy mund të fitojnë më shumë bazuar në bonuse.

Çuditërisht, të ardhurat nga karriera e Tyson janë jashtëzakonisht më të larta në krahasim me ato të Paul.

Pas një karriere të gjatë si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks nga vitet 1987 deri në 1990, ku ka fituar 50 ndeshje, Forbes e ka vlerësuar pasurinë e Tyson rreth 685 milionë euro, ku 300 milionë prej tyre erdhën para pensionimit të tij nga boksi.

Sidoqoftë, ai deklaroi falimentimin në vitin 2003 pasi shijoi një jetë luksoze duke përfshirë shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze e shumë të tjera.

Që prej atëherë, ai ka rindërtuar financat e tij përmes podcastit të tij ‘Hotboxin with Mike Tyson’, dhe biznesi i tij është rritur edhe duke shitur produkte të shëndetit nga kanabisi.

Vlen të theksohet se kompania e tij ‘Wealthy Gorilla’ momentalisht ka një vlerë neto prej 10 milionë eurosh.

Në krahasim, vlera e Paul në treg kap vlerën e 80 milionë eurove, të cilat ai i ka fituar kryesisht përmes rrjeteve të tij sociale dhe marrëveshjeve me sponsorë të ndryshëm.

Sidoqoftë, ai ka fituar milionat përmes ndeshjeve që pati me Nate Robinson dhe Tommy Fury. Paul raportohet se ka fituar 8.6 milionë euro nga ndeshja me Fury, aty ku u përfshin edhe 65 për qind e të ardhurave nga sistemi ‘pay-per-view’./Telegrafi

/GazetaSinjali/