image Chelsea synon mrekullinë, vetëm një skuadër në histori të LK është rikthyer nga deficiti prej dy golave si mysafir

Futboll

Chelsea synon mrekullinë, vetëm një skuadër në histori të LK është rikthyer nga deficiti prej dy golave si mysafir

news image

Real Madridi dhe Chelsea do të përballen në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.

Madrilenët triumfuan në ndeshjen e parë në Londër, duke fituar me rezultat 3-1, me një hat-trick të Karim Benzemas.

Chelsea do ta ketë më se të vështirë të bëjë mrekullinë sonte, duke e ditur deficitin e disavantazhit prej dy golave, për më tepër që do të luaj në terrenin mysafir.

Sidoqoftë, një skuadër ka dëshmuar që kjo mund të arrihet, jo më larg se para tre viteve, raporton Sinjali Sport.

Në vitin 2019, Manchester United e kishte humbur ndeshjen e parë të raundit të 16-të ndaj PSG-së në Old Trafford me rezultat 2-0.

Në ndeshjen kthyese, “Djajtë e Kuq” kishin bërë mrekullinë, teksa e thyen deficitin e dy golave nga shtëpia në transfertë, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-1 në Francë, çka bëri që ata të kualifikoheshin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ishte hera e parë (dhe e vetme deri tani) që një skuadër është rikthyer nga deficiti i dy golave në ndeshjen kthyese si mysafir.

Situatë paksa e njëjtë mund të konsiderohet edhe ajo mes Real Madridit dhe Chelseas, ku londinezët do të shpresojnë në një “mrekulli” të dytë sonte.

Duhet përmendur se megjithatë se tani nuk vlen më goli i mysafirit, andaj me një fitore potenciale 2-0 të londinezëve sonte në Bernabeu, ndeshja do të shkonte në vazhdime.

Në fakt, Chelsea dikur veçse kishte bërë një rikthim të madh të ngjashëm me këtë, porse londinezët ndeshjen e parë e kishin si mysafir.

Në sezonin 2011-12, Chelsea e humbi ndeshjen e parë të raundit të 16-të ndaj Napolit si mysafir me rezultat 3-1, por u rikthye në ndeshjen kthyese në Stamford Bridge duke fituar me rezultat 4-1, që më vonë do të shkonte deri në triumin e parë të titullit të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

/GazetaSinjaliSport/