image Chelsea shënon fitore ndaj Newcastles

Futboll

Sport/ Chelsea shënon fitore ndaj Newcastles

news image

Skuadra e Chelseas i ka fituar tri pikë të vështira ndaj ndeshjes me Newcastle, pasi ndeshja përfundoi 1-0.

Pjesa e parë kishte rastet e veta për gol, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar në ‘Stamford Bridge.

Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 73-të, atëherë kur Marcos Alonso shënoi për 1-0.

Në minutat e fundit të ndeshjes skuadra londineze kishte shansin që ta dyfishonte epërsinë, mirëpo Tammy Abraham ishte i pafat, pasi goditjen e tij e ndali mbrojtësi i Newcastles.

Pas xhiros nëntë, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa në javën e dhjetë do të takohet me Burnleyn.