image Chelsea fiton pastër ndaj Leeds, ruan pozitën e tretë

Futboll

Chelsea fiton pastër ndaj Leeds, ruan pozitën e tretë

news image

Chelsea ka arritur fitore të pastër ndaj Leedsit si mysafir.

Blutë kanë triumfuar me rezultat 3-0 në Elland Road.

Mason Mount hapi sfidën që në minutën e katërt të ndeshjes duke realizuar golin e epërsisë pas një asisti nga Reece James.

Në minutën e 24-të, skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi anësori Daniel James u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Mateo Kovacic, duke bërë që ky i fundit të zëvendësohej në minutën e 30-të.

Kjo ia lehtësoi edhe më shumë punën bluve të cilët realizuan edhe dy gola të tjerë më pas.

Christian Pulisic dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, teksa Romelu Lukaku trefishoi epërsinë në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Chelsea shkëputet në katër pikë ndaj vendit të katërt, duke mbledhur 70 pikë e pozicionuar në pozitën e tretë.

/GazetaSinjaliSport/