image Chelsea bindës ndaj Watfordit, rikthehet në zonën Champions

Futboll

Chelsea bindës ndaj Watfordit, rikthehet në zonën Champions

news image

Chelsea ka arritur fitore bindëse ndaj Watfordit me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.

Giroud dhe Willian realizuan në pjesën e parë, kurse Barkley shënoi krejt në fund të takimit për epilogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë fitore, Chelsea rikthehet në vendin e katërt me 57 pikë, dy më shumë se Manchester United një pozitë më poshtë.

Në anën tjetër, Watford gjendet në vendin e 17-të me 28 pikë, një më shumë sesa ekipet e zonës së kuqe./Gazeta Sinjali/