image Chelsea aktive në merkato, vihet pas yllit të Leicesterit që kushton 85 milionë funta

Futboll

Chelsea aktive në merkato, vihet pas yllit të Leicesterit që kushton 85 milionë funta

news image

Skuadra angleze, Chelsea pritet të bëj një merkato të madhe gjatë stinës së verës.

Përveç Ziyechit që e ka transferuar nga Ajax, londinezët po mendojnë të sjellin edhe lojtarë tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediumit ‘The Athletic’, Chelsea përsëri është vënë pas yllit të Leicesterit, Ben Chilwell.

Duke e parë mungesën e mbrojtësve anësorë, Chelsea po kërkon që sezonin e ardhshëm të mos e ketë këtë problem.

Chilwell është një kërkesë personale e trajnerit, Frank Lampard. Problem për transferimin e tij mbetet çmimi i lartë që Leicester ia ka vënë.

Skuadra e Leicester e vlerëson atë 85 milionë funta./Gazeta Sinjali/