image Çfarë moti do të kemi nesër dhe pasnesër?

Parashikimi/ Çfarë moti do të kemi nesër dhe pasnesër?

news image

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.

25.02.2020 – Ngrohtë, me vransira të shtresave të larta dhe intervale më të gjata me diell, e nga mesdita edhe me erë. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu jugor 5-17m/s, e vende-vende në Dukagjin me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 3.

26.02.2020 – Ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Ditën me erë, derisa vransirat do të shtohen. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu. Do të fryejë erë e fuqishme nga jugperëndimi 10-20m/s, vende-vende edhe me hove deri në 25m/s (90km/h). Indeksi UV: 3.- /Gazeta Sinjali/