image Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Kllokotit

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Kllokotit

news image

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për komunën e Kllokotit janë certifikuar sot, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

Kjo është bërë pasi Gjykata supreme ka refuzuar ankesën e Listës Serbe.

 “Ne sot kemi pranuar vendimin prej Gjykatës Supreme e cila e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe. Andaj ka marrë fund edhe procesi ankimor për Komunën e Kllokotit. Atëherë për kryetar komune në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët Vladan Bogdanović nga subjekti politik Serbska Lista me 41,01% dhe Strahinja Spasić nga subjekti politik Serbska Nagsllogq GI Srpska Narodna Sloga – GI SNS me 36.33%. Me tetë vota për, certifikohet rezultati për kryetar komune në Kllokot”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh. /GazetaSinjali/