image Çerkini: Të punohet më shumë për fatin e të pagjeturve

Politikë

Çerkini: Të punohet më shumë për fatin e të pagjeturve

news image

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për një takim që e kishte pasur me presidentin historik, Ibrahim Rugova dhe atë që ai i kishte premtuar për fatin e të pagjeturve nga lufta, transmeton Gazeta Sinjali.

“ I ndjeri, Ibrahim Rugova, kur kam qenë dy herë te ai, njëherë më ka thënë: Kur të bëhemi zot të vetvetes ta shpallim Kosovën Republikë dhe t’i kemi deputetët tanë që të flasin lirshëm edhe me ndërkombëtarë, atëherë ka me u zbardhë edhe fati i të pagjeturve”, tha Çerkini. “Kaloi goxha një kohë. Kaloi goxha një kohë që jeni në këto karrige”, shtoi ai, drejtuar deputetëve.

Ai kërkoi që institucionet e vendit të bëjnë më shumë për zbulimin e fatit të të pagjeturve dhe siç tha Çerkini, të mos presin që Serbia do ta bëjë vetë këtë.

“Kjo do trysni të madhe prej miqve që na kanë çliruar”, tha Çerkini.

/Gazeta Sinjali/