image Cassano nuk ndal luftën ndaj Cristianos: Duhet t'i bëjë nder vetes dhe të pensionohet

Futboll

Cassano nuk ndal luftën ndaj Cristianos: Duhet t’i bëjë nder vetes dhe të pensionohet

news image

Cristiano Ronaldos i është kërkuar t’i “bëjë një nder vetes” dhe të tërhiqet, me Antonio Cassanon që i ka thënë yllit të Manchester United se karriera e tij tani ka arritur në fund.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë tani është 37 vjeç dhe nuk arriti që të largohej nga Manchester United gjatë verës, pavarësisht se shtynte për një lëvizje dhe ishte i lidhur me klube nga Spanja, Gjermania dhe Arabia Saudite.

Ronaldo tani është duke luftuar për minuta në United, ndërkohë që mori kritika së fundi edhe në nivel ndërkombëtar me Portugalinë, dhe Cassano beson se ka ardhur koha që ai t’i japë fund karrierës.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Italisë ka thënë për podcastin Muschio Selvaggio: “Në këtë pikë, Cristiano duhet ta dojë veten, t’i bëjë një nder vetes dhe të kuptojë se, nëse nuk arrin një nivel, duhet t’i japë fund karrierës së tij. Ka fituar gjithçka, ka qenë fenomen. Tani është koha për të dalë në pension.

Kam shumë respekt për CR7, por nuk më pëlqen si lojtar. [Lionel] Messi është si [Diego] Maradona. Ai duhej të largohej nga Argjentina në moshën 14-vjeçare dhe të përballej me probleme të rënda fizike, gjë që flet për sakrifica”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Cassano muaj më parë kishte deklaruar se Ronaldo nuk është më i miri as në Top 5 të lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

“Për mua, ai nuk është në top 5. Unë do të vendosja [Lionel] Messin, [Diego] Maradona, Pele, [Johan] Cruijff. Dhe më pas do të vendos Ronaldon, ‘Il Fenomeno’, kishte deklaruar ai muaj më parë.

Ronaldo ka startuar vetëm një ndeshje në Premier League për United këtë sezon, me vetëm 207 minuta të zhvilluar gjithsej.

/GazetaSinjaliSport/