image Cara Delevingne bën daljen e parë publike pas raportimeve për gjendjen e rëndë shëndetësore (FOTO)

Bota e Yjeve

Cara Delevingne bën daljen e parë publike pas raportimeve për gjendjen e rëndë shëndetësore (FOTO)

news image

Cara Delevingne bëri daljen e saj të parë publike pas raportimeve se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Modelja e famshme është shfaqur e vetme në një aeroport në Paris dhe fotografët e kanë kapur, të maskuar. Delevingne u fotografua me një maskë në fytyrë, kapuç dhe syze dielli.

Prej disa kohësh janë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit të saj psikologjik dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht me të. Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e internetit ku modelja ishte pa këpucë dhe bënte disa veprime të çuditshme në një aeroport, raporton AbcNews.

Videot në fjalë shtuan shqetësimin e audiencës së rrjeteve sociale, të cilët nxituan të komentonin imazhin dhe sjelljen e saj. Ndër të tjera, të shumtë ishin ata që pyesnin veten: “Ajo është e varur nga droga – Pse nuk po e ndihmon dikush?”

/GazetaSinjali/