image Çantat e reja nga Balenciaga që duken si thasë bërlloku, kushtojnë hiç më pak se 1 mijë e 800 euro - Sinjali

Çantat e reja nga Balenciaga që duken si thasë bërlloku, kushtojnë hiç më pak se 1 mijë e 800 euro

news image

Drejtori kreativ i shtëpisë së modës franceze Balenciaga, Demna Gvasalia, nuk mungon kurrë të tërheqë vëmendjen globale me krijimet e tij, ku nuk mungon ironia, ngacmimi intelektual, mesazhi social por normalisht edhe cilësia në materiale.

Por stilisti me origjinë gjeorgjiane ka habitur të gjithë me çantat e tij të fundit, që vërtetë i ngjasojnë thasëve të zinj plastike që përdorim në përditshmëri për të hedhur plehrat. Padyshim, plastika zëvendësohet me lëkurën e viçit, por edhe çmimi për publikun është shumë i ndryshëm.

Çdo “thes” me firmën Balenciaga do të shitet për rreth 1800 euro.

Vetë stilisti i parapriu kritikave me një postim në rrjetet sociale.

“Nuk mund të humbja rastin për të krijuar thesin e plehrave më të shtrenjtë në botë. Sepse në fund të fundit, kush nuk e do një skandal në botën e modës?”, deklaroi ai.

Në pritje që rrugët e kryeqendrave botërore të mbushen me thasë të tillë, mjafton të thuhet se propozime të ngjashme nuk kanë munguar nga Balenciaga. Disa vite më parë, në 2017, pikërisht Demna morri frymëzim nga çanta plastike e dyqaneve IKEA, që u shitën me sukses për 2 mijë dollarë.

Edhe më ekstreme, deri diku, dalja në treg në numër të kufizuar të një serie atletesh të tipit “sneacker”, totalisht të shkatërruara, mbi të cilat ishin bërë disa ndërhyrje të tij. Edhe në atë rast, kosto për palë kalonte 1450 eurot.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin