image Byroja e Sigurimi thirrje mërgimtarëve: Paguajeni policën e sigurimit, qeveria ju rimburson

Kosovë

Byroja e Sigurimi thirrje mërgimtarëve: Paguajeni policën e sigurimit, qeveria ju rimburson

news image

Byroja Kosovare e Sigurimit ka dal mëngjesin e sotëm me një njoftim për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës.

Ata kanë apeluar te mërgimtarët që ta paguajnë policën e sigurimit kufitar, meqenëse, siç kanë thënë, është vërejtur se disa vetura me targa të huaja se kanë marrë fare policën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë.

Nga Byroja ua kanë kujtuar mërgimtarëve se pajisja me policë sigurimi është obligim ligjor.

“Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftim.

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/