image Butrinti në krah të prindërve pas performancës së jashtëzakonshme në 'Alba Festival'

Bota e Yjeve

Butrinti në krah të prindërve pas performancës së jashtëzakonshme në ‘Alba Festival’

news image

Butrint Imeri sonte e bombardoi publikun shqiptar, pas performancës së tij në festivalin ‘Alba Festival’ në Zvicër. Përveç miqve e bashkëpunëtorëve, edhe këtë herë nuk mungoi prania e prindërve të tij, të cilët padyshim se janë mese krenar me sukseset e artistit, raporton Gazeta Sinjali.

Butrinti sapo e ka përfunduar performancën e tij dhe siç mëson Sinjali, artisti ka dhënë një spektakël me interpretimin e projekteve muzikore të cilat për pak kohë janë shndërruar në hite.

Artisti i mirënjohur i cili sot e feston edhe ditëlindjen e 26-të, menjëherë pas performimit në festival, ka takuar prindërit e tij dhe pa hezituar ka shkrepur një fotografi bashkë me nënën dhe babain.

Siç shihet, imazhi është shkrepur në ambientin e jashtëm të festivalit. I lumtur dhe i buzëqeshur, pranë prindërve, Butrint Imerin e gjen si mos më mirë ditëlindja e 26-të.

Ndryshe, Butrinti mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët me rastin e ditëlindjes së tij.

/GazetaSinjali/