image Butrint Imeri sonte për ditëlindje do e 'ndez' atmosferën në 'Alba Festival', priten plot befasi

Bota e Yjeve

Butrint Imeri sonte për ditëlindje do e ‘ndez’ atmosferën në ‘Alba Festival’, priten plot befasi

news image

Festivali i shqiptarëve në Zvicër “Alba Festival”, tashmë ka filluar dhe artistët shqiptarë çdo mbrëmje po interpretojnë projektet e tyre muzikore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në koncertin madhështor të ftuar janë një sërë yjesh të estradës shqiptare, ndonëse mungojnë disa personazhe të njohur.

Ndërkohë, njëri nga artistët më projektet muzikore më të pëlqyera, Butrint Imeri ka konfirmuar prezencën e tij në “Alba Festival”.

Ditë më parë, ai ka njoftuar se do performojë me 3 korrik në një datë të veçantë, pasi sot feston edhe ditëlindjen e 26-të.

Sinjali mëson se Butrint Imeri do të performojë sonte në “Alba Festival” me fillim nga ora 20:20, me një shfaqje të jashtëzakonshme, plot ritëm dhe muzikë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se nuk do të mungojnë edhe surpriza të shumta për fansat nga këngëtari.

/GazetaSinjali/