image Butrint Imeri do të performojë në Alba Festival, fton fansat ta festojnë ditëlindjen së bashku

Bota e Yjeve

Butrint Imeri do të performojë në Alba Festival, fton fansat ta festojnë ditëlindjen së bashku

news image

Alba Festival do të mbahet këtë vit me datën 2 dhe 3 korrik, ku do të performojnë një numër artistësh nga estrada shqiptare, padyshim duke mos munguar këngëtari i mirënjohur Butrint Imeri, raporton Gazeta Sinjali.

Butrinti sapo e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Alba Festival, përmes një video të publikuar në Instagram, i cili i fton të gjithë fansat të marrin pjesë atje.

E veçanta e pjesëmarrjes së Butrint Imerit në këtë festival, është se këngëtari ditën që do të performojë, feston edhe ditëlindjen e 26-të.

“Alba Festival shumë shpejt ditëlindja jeme, kemi me festu bashkë, mos mungoni, hajdeni ka me kon diçka që s’keni pa që shumë kohë. Ju pres krejtve atje, shihem atje, ju dua krejtve”, thotë Butrinti në video.

Ndryshe, këngëtari së shpejti do e publikojë edhe bashkëpunimin e radhës me Kidën.

View this post on Instagram

A post shared by alba Festival (@albafestival)

/GazetaSinjali/