image Burri sulmon gruan dhe vajzën e tij në Gjakovë

Siguri

Burri sulmon gruan dhe vajzën e tij në Gjakovë

news image

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë, për dhunë në familje.

I njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarit pasi që i njëjti vuan nga sëmundje psiqike.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/