image Burri rrah gruan në Pejë, arrestohet nga policia

Siguri

Burri rrah gruan në Pejë, arrestohet nga policia

news image

Në fshatin Zllopek të Pejës është arrestuar një person, i nacionalitetit boshnjak , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, po ashtu boshnjake.

Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë merr vesh se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia në Pejë të cilët kanë thënë se ky rast është duke u hetuar.

Me date 04.12.2020 Viktima ka raportuar ne Polici se pas nje fjalosje me te dyshuarin bashkëshortin e saj pa kunor i dyshuari e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pasur lëndime te dukshme dhe ka pranuar tretman mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar. Rasti nen hetime“, thuhet në përgjigjen e policisë.

/Gazeta Sinjali/