image Burri nga Ferizaj e detyron një grua t’ia jap 8 mijë euro, e kërcënon për vëllain e saj

Siguri

Burri nga Ferizaj e detyron një grua t’ia jap 8 mijë euro, e kërcënon për vëllain e saj

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për një rast të detyrimit, pas denoncimit të bërë nga një grua, e cila ka raportuar se ka rënë pre e një personi, të cilit ia ka dhënë mijëra euro. Sinjali mëson se ajo është detyruar t’i jap të holla të dyshuarit, i cili e kërcënoi me familjen e saj.

Burimet e Sinjalit thonë se bëhet fjalë për shumën prej 8 mijë eurosh, që i dyshuari ia mori viktimës, duke e kanosur seriozisht në lidhje me vëllain e saj. Gruaja e shqetësuar ka njoftuar Policinë se si u përballë me të dyshuarin A.A. dhe rrëfeu para hetuesve policorë se ky nuk është rasti i parë.

Sipas dëshmisë së saj të dhënë në Polici kuptohet se i dyshuari edhe më parë e ka kërcënuar me familjen e saj, e madje dyshohet se i ka marrë edhe para.

Pas intervistimit të viktimës, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, me ç’rast është iniciuar rasti si “detyrim”, teksa ende nuk dihet nëse është siguruar prezenca e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/