image Burri në Sllatinë shkon e merr gruan te familja e saj dhe e rrah me rrip: “Pse nuk je lajmëru kur të kam thirrë” - Sinjali

Burri në Sllatinë shkon e merr gruan te familja e saj dhe e rrah me rrip: “Pse nuk je lajmëru kur të kam thirrë”

news image

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, më 22 maj, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti është raportuar dy ditë pasi ka ndodhur, kur gruaja ka vendosur që ta denoncojë në Polici bashkëshortin e saj për dhunën që ia ka shkaktuar.

Burri nga Sllatina po dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten pasi e njëjta sipas tij nuk është lajmëruar në telefonatat e tij, në kohën kur kishte qenë për vizitë te nëna e saj. Kjo i mjaftoi atij që posa e ka marrë gruan nga shtëpia e familjes së saj dhe janë kthyer në shtëpi, ta sulmojë fizikisht.

Në deklaratën e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë thuhet se burri i saj e ka rrahur me rrip të pantallonave, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar burrin e dyshuar në stacion policor, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin