image Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë ndaj gruas së tij - arrestohet

Siguri

Burri në Fushë Kosovë ushtron dhunë ndaj gruas së tij – arrestohet

news image

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Sllatinë të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte. Si pasojë e dhunës ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/