image Burri i Albulena Haxhiut kërcënon hapur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Skandaloze

Burri i Albulena Haxhiut kërcënon hapur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

news image

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Ai me një gjuhë të ashpër ka kërcënuar vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje”.

Ai më tutje, në faqen e tij në Facebook, ka shkruar “Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë”.

Krasniqi, gjithashtu ka paralajmëruar protesta në shesh, që sipas tij është e imponuar./ Gazeta Sinjali/