image Burri hyri në lumë për ta shpëtuar 14-vjeçarin, si ndodhi ngjarja tragjike në Shkodër

Shqipëri

Burri hyri në lumë për ta shpëtuar 14-vjeçarin, si ndodhi ngjarja tragjike në Shkodër

news image

Mëngjesin e sotëm janë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14 vjeçari dhe një 39 vjeçari.

Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Daragjat.

Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për tu larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur.

Djali është parë nga 39 vjeçari, banor i zonës i cili ka hyrë në lum për ta shpëtuar por nuk kanë arritur të dalin nga uji.

Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë./Gazeta Sinjali/