image Burrë e grua rrihen mes vete në Prizren

Siguri

Burrë e grua rrihen mes vete në Prizren

news image

Një burrë dhe një grua në Prizren, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar njëri-tjetrin duke marrë kështu lëndime të lehta trupore.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar për në shtëpi, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Raportohet se të dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit fëmijën e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës. Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës./ Gazeta Sinjali /