image Bujku ngarkon automjetin me kashtë pa asnjë mburojë mbrapa, rrezikon të rrëzohet

Sinjalizime

Bujku ngarkon automjetin me kashtë pa asnjë mburojë mbrapa, rrezikon të rrëzohet

news image

Një bujk ka ngarkuar sasi të madhe të kashtës në automjetin e tij, pa ndonjë mbulojë ose rrethojë prapa, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa po kalonte me automjet me targa 04- 632 – ID në rrugën Prizren – Gjakovë, në afërsi të fshatit Bishtazhin automjeti i tij është fotografuar nga një sinjalizues, i cili e ka dërguar fotografinë në adresë të Gazetës Sinjali.

Përveç mungesës së mbulojës, sasia e madhe e kashtës të cilën ai e ka ngarkuar mbi automjet rrezikon të rrëzohet në rrugë, duke cenuar kështu sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/