image Bruto Produkti Vendor shënon rënie në art, zbavitje dhe rekreacion për vitin 2019

Financa

Bruto Produkti Vendor shënon rënie në art, zbavitje dhe rekreacion për vitin 2019

news image

Agjencia e Statistika të Kosovës ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në Sistemin Evropian të Llogarive (ESA 2010), shkruan Gazeta Sinjali.

ASK njofton se BPV kishte rënie në art, zbavitje dhe rekreacion për 38.8%.

Rritja reale në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018 ishte 4.94%, kurse BPV-ja për kokë banori për vitin 2019 ishte 3 mijë e 986 euro.

“Rritje të Bruto Produktit Vendor gjatë vitit 2019 kishte në aktivitetet ekonomike si: aktivitetet financiare dhe të sigurimit për 12.1%, eksporti i shërbimeve për 20.8%, importi i shërbimeve për 19%, administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social për 9.2%, bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi për 8%, furnizimi me energji elektrike dhe me gaz për 6.5%”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Agjencisë së Statistikave./Gazeta Sinjali/