image Broja s’do të luajë ndaj Chelseat, por jo për shkak të lëndimit

Futboll

Broja s’do të luajë ndaj Chelseat, por jo për shkak të lëndimit

news image

Dy ndeshje radhazi si titullar dhe po kaq gola në Premier League për Armando Brojën, i cili ka pushtuar skenën në kampionatin anglez dhe ka fituar zemrat e tifozëve të Southampton, e jo vetëm.

Në sfidën ndaj Burnley-t, sulmuesi u zëvendësua në minutën e 72-të për shkak të një dëmtimi në kyç, megjithatë trajneri Hasenhuttl pranoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë shqetësuese, por konfirmoi mungesën e 20-vjeçarit në ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-t në FA CUP.

“Ka një dëmtim të lehtë në kyç, por nuk duket ndonjë gjë shqetësuese. Në ndeshjen e të martës ndaj Chelsea-t ai do të bëjë pushim të detyruar, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që të mos luajë kundër tyre. Kështu që deri në fundjavë do të mund të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar është i huazuar te Southampton, ndërkaq kartonin e lojtarit e ka Chelsea./Gazeta Sinjali Sporti/