image Britania publikon bilancin e fundit nga koronavirusi, numër i vogël i viktimave që nga 23 marsi

Botë

Britania publikon bilancin e fundit nga koronavirusi, numër i vogël i viktimave që nga 23 marsi

news image

Britania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit, ku ka regjistruar 77 viktima dhe 1 mijë e 326 raste me COVID-19.

Numri i të prekurve ka shkuar në 286.194 dhe vdekjet në 40.542. Kjo është shifra me e ulët e vdekjeve në 24 orë që prej datës 23 mars, ku numri i viktimave ishte 74.

Britania është vendi me më shumë vdekje në Europë dhe i dyti pas SHBA-ve në botë. Ndërsa Skocia dhe Irlanda pas shumë kohësh nuk kanë asnjë vdekje./Gazeta Sinjali/