image Britania e nderon me medalje mbretërore togerin e FSK-së

Evropë

Britania e nderon me medalje mbretërore togerin e FSK-së

news image

Togeri i FSK-së, Ylli Abazi, sot është nderuar me medalje mbretërore nga Britania e Madhe.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Nga kjo ambasadë janë shprehur krenarë për suksesin e togerit kosovar.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të kënaqur të njoftojmë se Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) pas përfundimit të Trajnimit të Oficerëve në RAF Cranwell më 29 korrik 2021. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë një karrierë shumë të suksesshme si oficer në FSK”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/