image Britania e Madhe me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë - Serbi

Politikë

Britania e Madhe me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Nënsekretarja parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Morton bën të ditur se ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo thotë se Britania e Madhe do të vazhdojë të angazhohet për krijimin e mundësive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të dërguarin special, Mirosllav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, shkroi Morton në Twitter./Gazeta Sinjali/