image Breshëri golash në Stamford Bridge, katër gola të realizuara në pjesën e parë (VIDEO)

Futboll

Breshëri golash në Stamford Bridge, katër gola të realizuara në pjesën e parë (VIDEO)

news image

Ka përfunduar pjesa e parë mes Chelseat dhe Arsenalit, shkruan Sinjali Sport.

45 minutëshi i parë është përcjellur me një festival golash, duke u realizuar plot katër të tillë.

Chelsea dhe Arsenali mbyllën pjesën e parë me rezultat 2-2, me skuadrën mysafire që dy herë doli në avantazh, për tu barazuar dy herë nga vendasit.

Arsenali doli në avantazh në minutën e 13-të kur Eddie Nketiah shfrytëzoi një gabim nga mbrojtësi kundërshtar, për ta çuar topin në rrjetë.

Vetëm pesë minuta më vonë, vendasit barazuan, me anë të Timo Werner pas një topi të devijuar nga skuadra mysafire për rezultatin 1-1.

“Gunners” kaluan sërish në avantazh në minutën e 27-të kur realizoi mesfushori i ri Emile Smith Rowe pas një kundërsulmi të suksesshëm.

“Blutë” u rikthyen sërish shpejtë në lojë për ta barazuar sërish rezultatin, me anë të mbrojtësit Cesar Azpilicueta në minutën e 32-të.

/GazetaSinjaliSport/